Klubi spanjoll, Deportivo Alaves, ka shkarkuar ditën e sotme trajnerin e saj, Abelardo Fernandez, pasi në shtatë ndeshjet e fundit, skuadra kishte arritur të merrte vetëm një barazim, ndërkohë gjashtë ndeshjet e tjerat ishin disfata, njofton Insajderi.
Fernandez mori drejtimin e Alavesit në janar të këtij viti, por paraqitjet e skuadrës kanë qenë skandaloze teksa ndodhet në vendin e fundit të La Ligës. Nën drejtimin e tij, mesatarja e fitoreve të ekipit ishte në kuotën 8%, një shifër shumë e ulët për një ekip që luan në një ndër kampionatet më të mira në botë.
50 vjeçari e kishte drejtuar dhe në vitet 2017-2019 skuadrën e Alaves. Lajmin e bëri të ditur vetë skuadra spanjolle në “Twitter”, teksa tani synimi i vetëm është të shpëtojnë rënien nga kategoria spanjolle. /Insajderi.com
ℹ️ Abelardo deja de ser entrenador del Deportivo Alavés 👇
Mila esker, Pitu!#GoazenGlorioso 🦊
— Deportivo Alavés (@Alaves) April 5, 2021