Barcelona fiton mes vuajtjeve kundër Valladolid

Barcelona fiton mes vuajtjeve kundër Valladolid

Barcelona ka fituar me shifrat minimale 1-0 sfidën kundër ekipit të Valladolid, në kuadër të javës së 29-të në La Liga, njofton Insajderi.

Edhe pse ndeshjen më mirë e filluan nikoqirët, duke krijuar disa raste shënimi, megjithatë fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll me rrjeta të pa prekura.

Në pjesën e dytë, furishëm e filluan takimin djelmoshat e holandezit Koeman, por pa parritur të shënonin. Kjo edhe meritë e portierit mysafir, Masip, që bëri disa super ndërhyrje.

Goli i vetëm në takim do të vinte nga fundit i ndeshjes, ose më saktë në minutën e 90-të, ku pas një harkimi në zonë, mbrojtësit mysafir nuk arritën të largonin topin si duhet, teksa topi përfundon në këmbët e sulmuesit francez Dembele, i cili me goditje me të parën arriti të mposhte gardianin e Valladolid.

Duhet cekur që në minutën e 79-të, Plano, u ndëshkua ma karton të kuq te miqtë, pas një ndërhyrje në Dembelen.

Me këto tre pikë të marra nga ky takim mjaftë i vështirë, Barcelona i afrohet në vetëm një pikë kryesuesve të Atleticos së Madridit që ndodhet në vendin e parë me 66 pikë. /Insajderi.com