Finale para finales, formacionet e super sfidës Real Madrid vs Liverpool

Finale para finales, formacionet e super sfidës Real Madrid vs Liverpool

Pritet të fillojë nga ora 21:00, ndeshja mes Realit të Madridit dhe Liverpool, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Një finale e parakohshme kjo, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me ngulm fitoren, për ta pasur më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e kthimit. Tre vite më parë, më 26 maj të vitit 2018, këto dy skuadra luanin në finalen e këtij kompeticioni, me trofeun që në fund u fitua nga madrilenët, pasi triumfuan me rezultatin 3-1.

Anglezët në një farë mënyrë do të kërkojnë hakmarrjen në ndeshjen e sotme dhe për të shpresuar të vazhdojnë më tej, me objektiv fitimin e trofeut në fund, pasi në kampionat nuk po kalojnë një moment të mirë.

Të dy skuadrat vijnë në një formë shumë të mirë në këtë ndeshje, teksa kanë fituar tre ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve.

FORMACIONET ZYRTARE:

REAL MADRID: (4-3-3) Courtois, Militao, Nacho Fernandez, Mendy, Vasquez, Kroos, Modric, Casemiro, Vinicius Junior, Marco Asensio, Benzema. Trajner: Z. Zidane.

LIVERPooL: (4-3-3) Alisson, Fabinho, Kabak, Robertson, Arnold, Keita, Wijnaldum, Phillips, Jota, Salah, Mane. Trajner. J. Klopp. /Insajderi.com