Në ndeshjen çerekfinale të Ligës Unike në basketboll, skuadra durraske, Goga Basket mposhti Tiranën me rezultatin e përgjithshëm 76:67, njofton Insajderi.
Ndeshja ishte e luftuar nga dyja ekipet, teksa deri në periodën e tretë rezultati ishte shumë i ngushtë. Në tre perioda Goga Basket arriti të dalë triumfuese, 25-12, 23-15 dhe 18-14, ndërsa Tirana fitoi periodën e tretë me rezultatin 10-6.
Më i miri i ndeshjes për Goga Basket ishte Endrit Hysenagolli me 15 pikë e tetë kërcime në tabelë, kurse te Tirana, Erin Hasani me 12 pikë e 10 kërcime në tabelë.
Në gjysmëfinale të Ligës Unike, ekipi durrsak, do të ndeshet me Golden Eagle Yllin, ndërsa pritës i ndeshjeve të fazave gjysmëfinale dhe finale do të jetë qyteti i Durrësit në datat 13-14 prill. /Insajderi.com