Ekipi i NBA-së amerikane Phoenix Suns dje vonë ka mposhtur Utah Jazz me rezultatin 117-113 në kohën shtesë, falë performancave mbresëlënëse të Devin Booker dhe Chris Paul, njofton Insajderi.
Booker kryesoi Suns me 35 pikë. Paul prodhoi 29 ndërsa Deandre Ayton 18 pikë.
Donovan Mitchell shënoi 41 pikë, i ndjekur nga Bojan Bogdanoviç me 20 pikë. Rudy Gobert shënoi një “double-double” me 16 pikë dhe 18 kërcime për Jazz.
Suns ka 36 fitore dhe 14 humbje në renditjen e Konferencës Perëndimore pas liderit Jazz, duke patur një rekord fitore/humbje 38-11.
Rezultatet:
Indiana Pacers – Minnesota Timberwolves: 141-137
Orlando Magic – Washington Wizards: 116-131
Brooklyn Nets – New Orleans Pelicans: 139-111
Boston Celtics – New York Knicks: 101-99
Atlanta Hawks – Memphis Grizzlies: 113-131
Oklahoma City Thunder – Charlotte Hornets: 102-113
Houston Rockets – Dallas Mavericks: 102-93
Denver Nuggets – San Antonio Spurs: 106-96
Phoenix Suns – Utah Jazz: 117-113 (koha shtesë)
/Insajderi.com