Dukagjini kalon në finalen e Kupës pa zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Istogut

Dukagjini kalon në finalen e Kupës pa zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Istogut

Skuadra e Dukagjinit është finalistja e parë në Kupës e Kosovës për këtë edicion, njofton Insajderi.

Skuadra nga Klina kishte për të zhvilluar edhe një ndeshje me Istogun për gjysmëfinalen, por këta të fundit e kanë humbur ndeshjen në tavolinë dhe janë eliminuar.

Shkak është bërë lojtari Erion Çeta, i cili e kishte të ndaluar të luante për shkak të kartonëve, por ishte aktivizuar në ndeshjen e parë.

Pas kësaj, Komisioni i Garave ka vendosur humbjen në tavolinë për Istogun dhe eliminimin në Kupë, teksa në finale ka shkuar Dukagjini. Kështu ekipi klinas në finalen e Kupës e pret ekipin nga dueli Llapi-Prishtina, ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar Llapi si mysafire e Prishtinës me rezultat 3:2.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë për gjysmëfinalen, Dukagjini triumfoi 1-2 ndaj Istogut dhe ishte favorit për kalimin në finale, teksa tashmë kjo është vendosur në tavolinë. /Insajderi.com