Në funeralin e Princit Philip, bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabeth II, nuk do të ketë memorial me lule, për shkak të shmangies së turmave në situatën me pandeminë COVID-19.
Foster, i cili është korrespodent i familjes mbretërore ka deklaruar se trupi i princit Philip do të mbahet në Kalanë Windsor.
Sipas tij, Princi Philip ishte “i përfshirë ngushtë” në planet e tij të varrimit. Ai kishte kërkuar që arritjet e tij ushtarake të ishin të pasqyruara në funeralin e tij.
“Ata nuk mund të kenë memorialë me lule, sepse nuk duan të inkurajojnë turmat. Pra, ajo që unë mendoj se do të ndodhë, ajo që unë supozoj se do të ndodhë në këtë pikë, është që trupi do të mbahet në Kalanë Ëindsor. Stafi dhe familja do të jenë në gjendje të bëjnë nderimet e tyre gjatë ditëve të ardhshme dhe pastaj ata do të përpiqen të vijnë me një lloj plani të gatshëm për një funeral, i cili do të bëhet në Kalanë e Windsor “, është shprehur Foster.
Gjatë pandemisë, Princi Philip dhe Mbretëresha kanë qëndruar të izoluar bashkë me një pjesë të vogël të stafit mbretëror për shkak të pandemisë COVID-19.
Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II, ka vdekur në moshën 99 vjeçare./Insajderi.com