Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet super përballja në mes Real Madridit dhe Barcelonës.
El Clasico pritet të jetë i nxehtë pasi do ta definojë ndjekësin e liderit Atletico Madrid.
Lojtarët e Diego Simeone kanë grumbulluar 66 pikë.
Një më shumë se Barcelona e tri më tepër se Real Madridi.
Kështu një fitore e katalunaseve do ta bënte lider, ndërsa një fitore e mbretërve do t’i mundësonte Real Madridit barazim në pikë me Atletico Madridin.
Barazimi nuk i konvenon as njërës palë.
Ndërsa, Atletico Madrid të dielën luan kundër Real Betisit. /Insajderi.com