Arabia Saudite ekzekuton tre ushtarë sepse kanë kryer “tradhëti ndaj atdheut”

Arabia Saudite ekzekuton tre ushtarë sepse kanë kryer “tradhëti ndaj atdheut”

Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite njoftoi se janë ekzekutuar tre ushtarët që kanë kryer krimin “tradhti ndaj atdheut”, transmeton Insjaderi.

Agjencia zyrtare e lajmeve SPA të Arabisë Saudite njoftoi se sipas deklaratës së ministrisë, ka përfunduar hetimi i zhvilluar për tre ushtarët anëtarë të Forcave të Armatosura ndaj të cilëve ishin drejtuar akuza të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Më tej në deklaratë thuhet se tre ushtarët në fjalë u dërguan në gjykatat përkatëse, ku pasi u përcaktua se kanë kryer krimet “bashkëpunim me armikun” dhe “shkeljen e interesave ushtarake të vendit” ndaj tyre u mor vendimi për dënim me vdekje.

Pas publikimit të urdhrit mbretëror për zbatimin e vendimit të dënimit me vdekje ndaj tyre, tre ushtarët u dërguan dhe u ekzekutuan në Komandën Rajonale Jugore.

Në deklaratë nuk u dha informacion në lidhje me hetimin, gjykatën ku u gjykuan ushtarët dhe se kush ishte armiku në akuzën për “kryerjen e bashkëpunimit me armikun”. /Insajderi.com