Frederik Veseli shënon supergol në fitoren e Salernitanës në Serie B

Frederik Veseli shënon supergol në fitoren e Salernitanës në Serie B

Frederik Veseli ka gjetur golin e parë në Serinë B me ekipin e Salernitanës. Këta të fundit kanë arritur që të fitojnë në transfertë kundër Entellas në shifrat 0-3. Goli i parë i takimit do të vinte pikërisht nga mbrojtësi shqiptar, njofton Insajderi.

Në minutën e 14-të, Veseli do të nxirrte perlën një gol të bukur teksa me ekzekutimin “alla Ronaldo” nga 20 metra distancë, do ta ndalte topin me forcë në cepin e rrjetës. Goli i fundit që kishte shënuar mbrojtësi i përket sezonit 2014-2015 në kohën kur ishte pjesë e Port Vale në Angli.

Sa i përket Salernitanës, pas kësaj fitore mbajnë vendin e tretë me një pikë më pak se Lecce e vendit të dytë dhe pesë pikë më pak se Empoli kryesues. Ndërkohë në Serinë B janë dy vendet e para që të japin mundësinë për ngjitjen direkt në elitë, ndërsa pozicionet e mëposhtme të dërgojnë në “Play-Off”. /Insajderi.com