Franca regjistron 210 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Franca regjistron 210 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Franca ka regjistruar 43.284 raste të reja të të infektuarve me Coronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Insajderi.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 210 të vdekur nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 98.605, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 5.023.785.

Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 30.238 pacientë të infektuar, përfshirë 5.769 në kujdes intensiv.

Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 10.745.234 persona, duke përfshirë 3.684.788 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com