Besart Berisha shënon gol për Western United në kampionatin australian

Besart Berisha shënon gol për Western United në kampionatin australian

Besart Berisha vazhdon të shënojë pa pushim me skuadrën e Western United në Australi, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe ditën e sotme, njofton Insajderi.

Skuadra e ish-sulmuesit te Kombëtares shqiptare, u mposht 3-2 nga Wellington Phoenix, teksa golin e parë të ndeshjes e ka shënuar pikërisht Berisha. Në minutën e 32-të, sulmuesi 35 vjeçar ia doli të shndërrojë në gol një penallti të fituar nga shokët e skuadrës.

Ky është goli i shtatë sezonal për Berishën, i cili është kthyer në një “makineri” golash dhe nuk di të ndalet, teksa vazhdon të ketë dëshirën e madhe për të shënuar sa më shumë gola, sikur të ishte në fillimet e karrierës së tij. /Insajderi.com