Sulmuesi kosovar, Zymer Bytyqi ka gjetur golin e parë në Turqi me skuadrën e Konyasporit, ku u transferua në merkaton e janarit, njofton Insajderi.
24 vjeçari gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme, teksa shënoi golin e vetëm për Konyasporin në humbjen e këtyre të fundit ndaj Sivassporit, me rezultatin 3-1.
Në minutën e 54-të, Bytyqi shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer një top të mbetur në zonë, pas një gjuajte në tranversë, teksa nuk gaboi duke gjuajtur direkt dhe duke e ndalur kështu topin në fundin e rrjetës.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi i bëri një ftesë të hapur Bytyqit, duke i thënë: “Të presim të Kombëtarja shqiptare”. /Insajderi.com