Shkëndija mposht Renovën, Shkupi dhe Struga gjithashtu fitojnë

Shkëndija mposht Renovën, Shkupi dhe Struga gjithashtu fitojnë

Të dielën janë zhvilluar ndeshjet e vlefshme për javën e 26-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, teksa ekipet shqiptare kanë shënuar fitore, ndërsa derbi mes ekipeve shqiptare i ka takuar Shkëndijës që ka mposhtur Renovën, njofton Insajderi.

Renova ka pësuar disfatë në shtëpi nga Shkëndija me shifrat 0:3, teksa golat për miqtë u shënuan nga Ibraimi (51’), Igor (75’) dhe Elezi që realizoi në minutën e parë shtesë të ndeshjes.

Shkupi ka mposhtur si mysafir ekipin Academy Pandev me rezultat 0:1, golin e vetëm për shkupjanet e shënoi Lamine Diack (78’).

Ekipi tjetër shqiptar, Struga, gjithashtu ka fituar minimalisht si mysafir i ekipit Borec. Autor i golit të vetëm ishte Jasmin Mecinovic (48’).

Pas 28 xhirosh vazhdon kryesimin Shkëndija me 59 pikë, 10 më shumë se Shkupi i vendit të dytë. Struga ndodhet në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Renova ndodhet në vendin e 10-të në ligë me 27 pikë. /Insajderi.com