E ardhmja e brazilianit Neymar është shndërruar në një telenovelë me shumë seri kohët e fundit, teksa eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka konfirmuar se ylli i PSG-së, do të rinovojë kontratën me kampionët e Francës, njofton Insajderi.
Hipotezat e shumta që braziliani është duke ëndërruar sërish rikthimin te Barcelona, janë vetëm spekulime, sipas gazetarit italian.
Përmes një postimi në “Twitter”, Romano, bëri të ditur që Neymar është i lumtur me projektin e PSG-së dhe do rinovojë për pesë vitet e ardhshme, pra do mbetet në “Parkun e Princave” se paku deri në vitin 2026. /Insajderi.com
Neymar is expected to sign soon his new contract with Paris Saint-Germain until June 2026, huge UCL bonus confirmed too. His entourage just announced to France Football: “Neymar wants to stay at PSG. He sees that the club is growing. He likes the project”. 🇧🇷 #PSG https://t.co/LMnrpctSkx
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 12, 2021