Dortmund ekipi që I jep më shumë hapësira lojtarëve të rinjë – ja lista e klubeve

Dortmund ekipi që I jep më shumë hapësira lojtarëve të rinjë – ja lista e klubeve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira për futbollistët e rinj, njofton Insajderi.

Në studim janë përfshirë 71 kampionatet kryesore botërore dhe si synim ka qenë gjetja e përqindjes së minutave të luajtura nga lojtarë të moshës nën 21 vjeç. Kur bëhet fjalë për pesë ligat më të forta të futbollit europian, skuadra që i beson më tepër të rinjve është Borussia e Dortmundit. E kjo nuk vihet në dyshim kur pjesë e formacionit janë emra si Haaland apo Sancho.

Ndërkohë Italia duket më tepër e prirur drejt eksperiencës, teksa në listën me 20 skuadra, e vetmja përfaqësuese e Serie A është Verona. Ky klub zbuloi në arenën e elitës italiane edhe talentin shqiptar, Marash Kumbullën, të cilin më pas e shiti te Roma për një shumë të madhe parash. Ky përfitim nga ana ekonomike ka bërë që ‘vedheblutë’ të vijojnë me strategjinë për reklamimin e talenteve të reja në sallonet e mëdha të futbollit italian. /Insajderi.com