Orsato caktohet të ndajë drejtësinë në supersfidën PSG vs Bayern Munchen

Orsato caktohet të ndajë drejtësinë në supersfidën PSG vs Bayern Munchen

Daniele Orsato është gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në çerekfinalen e sotme mes PSG-së dhe Bayern Munchen, në “Parc des Princes”, njofton Insajderi.

Italiani gjykoi edhe finalen e sezonit të shkuar mes këtyre dy skuadrave, fituar 1-0 falë golit të Coman.

Këtë sezon, Orsato ka arbitruar PSG-në në ndeshjen që fituan në fazën e grupeve 3-1 kundër Manchester United. Në total, 45 vjeçari ka gjykuar katër ndeshje të Bayernit Munchen.

Përveç finales së Lisbonës sezonin e shkuar, rezultatet e gjermanëve në tre ndeshjet e tjera janë dy fitore dhe një humbje: 5-1 kundër Benficës dhe 2-1 kundër Sevilles në vitin 2018.

I vetmi zhgënjim i bavarezëve nën drejtimin e këtij gjyqtari ka qenë kundër Liverpoolit në raundin e 1/8-ave në 2019, ku gjermanët humbën me rezultatin 3-1. /Insajderi.com