Golden State Warriors mposht Denver Nuggets, Lakers mposhtet nga Knicks – rezultatet në NBA

Golden State Warriors mposht Denver Nuggets, Lakers mposhtet nga Knicks – rezultatet në NBA

Superylli Stephen Curry ka shënuar 53 pikë duke u bërë koshashënuesi më i mirë në klubin e Golden State Warriors në përballjen me Denver Nuggets, ku rezultati përfundoi në favor të Warriors-it me 116-107, njofton Insajderi.

Superylli i Warriors dhe fituesi dy herë i MVP-së ka kaluar legjendën e NBA-së, Wilt Chamberlain, i cili mban rekordin që nga viti 1964 me 17.783 pikë. Curry tani ka 17.818 pikë.

Përveç formës mbresëlënëse të 33-vjeçarit Curry, Draymond Green përfundoi me 18 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, Andrew Wiggins shënoi 17 pikë dhe Kent Bazemore shënoi 14 për Warriors.

All-Stari i Nuggets-it, Nikola Jokic, shënoi 27 pikë, 12 kërcime dhe tetë asiste, ndërsa Michael Porter Jr. shënoi 24 pike dhe nëntë kërcime.

Warriors tani kanë 26 fitore dhe 28 humbje, ndërsa Nuggets shënuan humbjen e 20-të të tyre në Konferencën Perëndimore.

Rezultatet:

New York Knicks – Los Angeles Lakers: 111-96

Dallas Mavericks – Philadelphia 76ers: 95-113

Orlando Magic – San Antonio Spurs: 97-120

Memphis Grizzlies – Chicago Bulls: 101-90

New Orleans Pelicans – Sacramento Kings: 117-110

Utah Jazz – Washington Wizards: 121-125

Golden State Warriors – Denver Nuggets: 116-107

Phoenix Suns – Houston Rockets: 126-120

/Insajderi.com