Janë mbyllur pjesët e para në dy sfidat e kthimit të fazës çerekfinale të Champions League, ku Chelsea dhe Porton po luajnë pa gola, ndërsa Bayern Munchen ndodhet në avantazh minimal 1:0 pas pjesës së parë ndaj PSG-së, njofton Insajderi.
Ekipi i Tuchel në sfidën e parë në Portugali kanë fituar me rezultat 2:0, ndërsa në Angli, momentalisht janë 0:0, rezultat që dërgon londinezët në gjysmëfinalen e kompeticionit më të madh europian për klube.
Sfida tjetër e natës së sotme mes PSG dhe Bayern Munchen po del të jetë dukshëm më interesante, pasi fraksionin e parë të ndeshjes në Francë, me avantazh minimal e kanë mbyllur gjermanët e Bayern, me golin e shënuar nga ish-anëtari i francezëve, Choupo-Moting, i cili realizoi më kokë në minutën e 40-të të takimit.
Në pjesën e parë, kampionët e Francës krijuan më shumë nga loja, duke pasur disa raste të mira shënimi, por edhe në disa raste aleat i gjermanëve u tregua tërthorëzja që ndali dy herë goditjet e yllit brazilian Neymar. /Insajderi.com