Ministri i jashtëm i Turqisë, ka thënë se një periudhë e re po fillon me Egjiptin, ndërsa Ankaraja shtyn përpara me normalizimin e marrëdhënieve me Kajron, raaporotn Al Jazeeria.
Turqia dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet pas përmbysjes së Presidentit të parë demokratik, Mohamed Morsi, i cili u mbështet nga homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan.
Atë vit, Turqia dhe Egjipti dëbuan ambasadorët e njëri-tjetrit dhe ngrinë marrëdhëniet e tyre.
Zyrtarët turqë thanë muajin e kaluar Ankaraja kishte vendosur kontaktet e para diplomatike me Kajron që nga viti 2013 si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të rregulluar lidhjet me rivalët e tjerë të Lindjes së Mesme.
“Një epokë e re po fillon,” u citua Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu të thoshte nga transmetuesi NTV.
I pyetur për emërimet e mundshme të ambasadorëve, Cavusoglu tha: “Ne ende nuk e kemi diskutuar [atë]. Do të ketë një takim në nivelin e zëvendësministrave dhe diplomatëve. Do të hyjë në rendin e ditës atje. Një datë nuk është e qartë akoma”. /Insajderi.com