Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, ku kanë diskutuar edhe për Ligjin e Punës.
Në njoftimin e OAK thuhet se kryetari, Arsim Selmonmusaj e uroi Ministrin Murati për punën dhe u shpreh i hapur për ofrimin e bashkëpunimit dhe ndihmës së OAK-së në aspektet profesionale, duke përcjellë kështu rekomandime dhe propozime konkrete rreth problemeve të natyrave të ndryshme.
Përpos ligjit të Punës u fol edhe për mundësinë që duhet t’i jepet produkteve vendore duke iu ofruar ulje në TVSH.
Ndërsa, ministri Murati u shpreh i hapur për bashkëpunim, me qëllim që së bashku të evidentohen dhe tejkalohen sfidat të cilat hasen gjatë operimit të sektorit privat. /Insajderi.com