Janë luajtur ditën e sotme gjashtë ndeshjet në Maqedoninë e Veriut, të vlefshme për javën e 27-të në kampionat, teksa ekipet shqiptare që militojnë në elitën e maqedono-veriorve, njëra ka shënuar fitore, dy të tjera kanë barazuar, ndërsa njëra është mposhtur në shtëpi, njofton Insajderi.
Shkëndija e Tetovës ka regjistruar fitoren e radhës, teksa ka mposhtur minimalisht Akademija Pandev me golin e shënuar nga Besart Ibraimi (52’). ‘Kuqezinjtë’ e drejtuar nga Ernest Gjoka qëndrojnë të shkëputur në krye me 62 pikë, 13 pikë më shumë se Shkupi i vendit të dytë. Pikërisht këta të fundit, janë mposhtur në shtëpi nga Belasica me rezultat 0:1, kurse golin e vetëm për miqtë e shënoi Demir (11’).
Renova ka barazuar 1-1 si mysafire e Vardarit në Shkup. Golin e avantazhit e shënoi Jasaroski (15’).
Struga Trim & Lum, ka barazuar 1-1 në shtëpi me Rabotniçkin, ndërsa golin për ekipin shqiptar e shënoi Milenkovski (33’).
REZULTATET:
Makedonija GP-Borec 2-1
Pelister-Sileks 3-2
Shkendija-Akademija Pandev 1-0
Shkupi-Belasica 0-1
Struga Trim & Lum-Rabotnicki 1-1
Vardar-Renova 1-1
/Insajderi.com