Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida kthyese Borussia Dortmund-Manchester City, e vlefshme për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.
Pas fitores 2-1 të anglezëve ndeshjen e parë, Dortmundi nuk ka asgjë për të humbur teksa do të mundohet me çdo kusht që të jetë një kockë e fortë për skuadrën e Guardiolës të cilët këtë sezon kanë treguar një formë fantastike.
Guardiola do të vijë më gjithë skuadrën në dispozicion në këtë ndeshje, përveç sulmuesit Aguero, i cili është i dëmtuar.
Veprimet e tifozëve të Dortmundit, të cilët tentuan të prishin qetësinë e ekipit anglez gjatë orëve të para të mëngjesit si duket kanë qenë të pavlera pasi u raportua se tekniku Guardiola kishte anuluar stërvitjen e paradites në mënyrë që lojtarët të ishin sa më të kthjellët gjatë mbrëmjes. Spanjolli nuk do t’i kursejë yjet në fushë dhe pritet do të rreshtojë formacionin më të mirë që ka në dispozicion.
Në kampin tjetër, Dortmundi vjen pas pozitave aspak të mira në kampionat, por ka arritur të shfaqë një fytyrë tjetër në Europë. Në sfidën ndaj Cityt, trajnerit Terziç do t’i duhet të bëjë pa talentet Moukoko dhe Sancho të cilët janë të dëmtuar dhe në pikëpyetje për të luajtur janë dhe kapiteni Hummels dhe sulmuesi Marco Reus për shkak të gjendjes jo të mirë.
Dortmund: Hitz; Guerreiro. Hummels, Akanji, Morey Bauza; Dahoud, Can, Bellingham; Reus, Haaland, Knauff.
Man. City: Ederson; Walker, Stones, Ruben Dias, Zinchenko; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Foden, Bernardo Silva, Mahrez. /Insajderi.com