Mbyllen pjesët e para, Dortmund avancon ndaj Cityt, Liverpool dhe Real baras

Mbyllen pjesët e para, Dortmund avancon ndaj Cityt, Liverpool dhe Real baras

Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të fundit çerekfinale të UEFA Champions League, njofton Insajderi.

Liverpool dhe Real Madrid është mbyllur me rrjeta të paprekura, teksa me këtë rezultat, ekipi i Zidane kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshjen e parë në Spanjë e ka fituar me rezultat 3:1.

Ndeshja tjetër, mes Dortmund dhe Manchester Cityt, pas fraksionit të parë të ndeshjes, ekipi gjerman ndodhet në epërsi, me golin e 17 vjeçarit Bellingham. Me këtë rezultat, në fazën gjysmëfinale kalon ekipi gjerman pasi ndeshjen e parë e kanë fituar anglezët me shifrat 2:1. /Insajderi.com