Suedia dhe Danimarka kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së Coronavirusit (COVID-19) me dozë të vetme të prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Johnson and Johnson (J&J) për shkak të mpiksjes së gjakut, transmeton Insajderi.
Epidemiologu suedez i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Anders Tegnell, tha në një deklaratë se rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian (BE), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), po heton nëse vaksina e prodhuar nga Johnson dhe Johnson shkakton mpiksje dhe se vendi do të veprojë sipas rezultatit të hetimit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne jemi duke pritur rezultatet e hulumtimit të EMA-së dhe informacione nga SHBA-ja. Gjatë kësaj kohe, ne pezulluam përdorimin e vaksinës Johnson dhe Johnson”, tha Tengel.
Një vendim i njëjtë në lidhje me vaksinën Johnson and Johnson është marrë edhe nga Danimarka.
Administrata Daneze e Shëndetit Publik tha në një deklaratë se sipas rezultateve të hulumtimit të EMA-së, do të vendoset nëse do të përdoret vaksina.
Rregullatori i barnave i BE-së, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), njoftoi më 4 prill se ka filluar të hetojë nëse vaksina e zhvilluar nga Johnson dhe Johnson shkakton okluzion vaskular si rezultat i mpiksjes së gjakut. /Insajderi.com