Ish-sulmuesi francez, Djibril Cisse pas një karriere të suksesshme në Europë, ka vendosur t’i surprizojë të gjithë duke u rikthyer në futbollin e luajtur në moshën 39 vjeçare, njofton Insajderi.
Cisse është transferuar të luajë në kampionatin amerikan të futbollit, tek skuadra e Panathinaikos Chicago. 39 vjeçari ka luajtur si sulmues i grekëve të Panathinaikosit në vitet 2009-2011, dhe pronarët e Chicagos e kanë menduar si një rikthim të tij në skuadër, por kësaj radhe në Amerikën e largët.
Karriera e Cisse në futbollin europian është shumë e pasur, ku është aktivizuar tek skuadra si Liverpooli, Marseille, Panathinaikos dhe Lazio, dhe ka arritur të shënojë 272 gola gjatë gjithë karrierës së tij.
Për herë të fundit Cisse u aktivizua tek skuadra e Yerdon Sport në nivelin e tretë zviceran, ku arriti të shënojë plot 24 gola në 28 ndeshje në sezonin 2017-2018.
Një blerje e zgjuar kjo nga ana e amerikanëve, e cila pritet të sjellë mjaft fitime ne aspektin ekonomik të klubit për shkak dhe të reputacionit të lojtarit.
Once Green, Aways Green. pic.twitter.com/ohcrYg3PJI
— PAO Chicago (@chicago_pao) April 12, 2021