Trajneri i Ajaxit para sfidës ndaj Romës: Mendoj se jemi në një nivel me ekipet italiane

Trajneri i Ajaxit para sfidës ndaj Romës: Mendoj se jemi në një nivel me ekipet italiane

Para sfidës së Europa League, ndeshjes kthyese çerekfinale mes Romës dhe Ajaxit, trajneri i holandezëve, Ten Hag, ka folur në një konferencë për shtyp, njofton Insajderi.

Fillimisht tekniku holandez u ndie krenar për ekipin e tij, gjithashtu duke i thurur elozhe lojtarëve të Ajaxit, por njëkohësisht në rast eliminimi, gjë që është shumë afër, pasi ndeshjen e parë e kanë humbur në shtëpi, Ten Hag u shpreh: “Edhe në rast eliminimi, jemi krenar për sezonin që kemi zhvilluar deri tani”.

Gjithashtu, në deklaratën më tutje, Ten Hag, bëri një krahasim mes ekipit të tij dhe ekipeve italiane, duke thënë: “Mendoj se jemi në një nivel me skuadrat italiane”.

Sfida mes Romës dhe Ajaxit zhvillohet sonte në “Olimpico” me fillim nga ora 21:00, teksa ndeshjen e parë e kanë fituar italianët në Amsterdam me shifrat 1:2. /Insajderi.com