Ja kur do të luhen ndeshjet e para dhe të kthimit në gjysmëfinalet e Champions League

Ja kur do të luhen ndeshjet e para dhe të kthimit në gjysmëfinalet e Champions League

Mbrëmjen e djeshme u mësuan dy çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve, teksa PSG-ja do të përballet me Manchester Cityn ndërsa Cheslea do të provojë forcën kundër spanjollëve të Real Madridit, njofton Insajderi.

Ndërkohë janë bërë zyrtare datat dhe orari i përballjeve për dy sfidat. E para që do të luhet do të jetë sfida PSG-Manchester City, e cila është parashikuar për tu luajtur në datën 27 prill në orën 21:00. Skuadra angleze vjen disi e favorizuar në këtë ndeshje për shkak se sfidën e parë do ta luajnë jashtë, ndërsa ndeshja e kthimit në Angli do të jetë në datën 5 maj në po të njëjtën orë.

Ndërkohë sfida tjetër midis Realit dhe Chelseat do të luhet në datën 28 prill, ndërsa ndeshja e kthimit në datën 4 maj. Dhe kjo përballje pritet të prodhojë spektakël, teksa ‘blutë’ do të mundohen të tregojnë se nuk janë rastësisht në gjysmëfinale, ndërsa ekipi i Zidane kërkon të thyej tabut me në krye trajnerin francez.

GJYSMËFINALET E PARA
PSG-Manchester City 
(27 prill, ora 21:00)
Real Madrid-Chelsea (28 prill, ora 21:00)

GJYSMËFINALET E DYTA
Chelsea-Real Madrid
 (4 maj, 21:00)
Manchester City-PSG (5 maj, 21:00) /Insajderi.com