Janë mbyllur pjesët e para të katër sfidave çerekifinale në Europa League, njofton Insajderi.
E vetmja ndeshje ku nuk ka rënë goli akoma, është ajo që zhvillohet në Itali mes Romës dhe holandezëve të Ajaxit. Me këtë rezultat aktual, në gjysmëfinale kalojnë italianët pasi ndeshjen e parë të zhvilluar në Holandë e kanë fituar me shifrat 1:2.
Manchster United po avancon 1:0 ndaj Granadës me golin e realizuar nga Cavani në minutën e gjashtë të takimit. United me një këmbë është në gjysmëfinale pasi edhe sfidën e parë në Spanjë e kanë fituar 0:2.
Arsenal po fiton në Çeki te Sllavia e Pragës 0:3 me golat e Pepe, Lacazette dhe Saka, ndërsa ndeshja e parë në Londër ishte mbyllur 1:1.
Sfida e fundit mes Villarreal dhe Dinamo Zagreb, momentalisht rezultati është 2:0 në favor të spanjollëve. Golat për nikoqirët u shënuan nga Alcacer dhe Moreno. Sfida e parë në Kroaci, gjithashtu kishte përfunduar me fitoren e spanjollëve 0:1. /Insajderi.com