Caktohen ekipet gjysmëfinale në Europa League

Caktohen ekipet gjysmëfinale në Europa League

Kanë përfunduar mbrëmjen e sotme edhe ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Europa League, njofton Insajderi.

Megjithëse në Londër u befasuan nga Slavia e Pragës, “topçinjtë” nuk lënë vend për surpriza në Çeki. Arsenali mposht me shifrat e thella 0-4 kundërshtarët dhe siguron kështu kualifikimin në gjysmëfinale. Golat për londinezët u shënuan nga Pepe, Saka dhe dy gola shënoi Lacazette.

Ndërkohë Roma mbetet e flamuri i vetëm i Serie A në Europë. ‘Verdhekuqtë’ nderojnë Italinë dhe eliminojnë një fabrikë talentesh si Ajaxi. Rezultati i sotëm 1-1 i kombinuar me fitoren 1-2 në Amsterdam i fal Romës kualifikimin. Golat në këtë takim u shënuan nga Brobbey për mysafirët dhe Dzeko për nikoqirët.

Ndërkohë dy ekipe të tjera që prekin gjysmëfinalen janë Villarreali dhe Manchester United. Spanjollët kanë triumfuar sërish ndaj Dinamos së Zagrebit, këtë herë me shifrat 2-1, teksa golat për vendasit u shënuan nga Alcacer dhe Moreno ndërsa golin e vetëm për kroatët e shënoi Orsic. Sa i përket “djajve të kuq”, një tjetër fitore 2-0 ndaj Granadës i dërgon në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Golat për anglezët u shënuan nga Cavani dhe Vallejo shënoi autogol në fundin e takimit.

Takimet e radhës do të jenë ato mes Villarreal-Arsenal dhe Manchester United-Roma, nga ku do të mësohet edhe çifti finalist që do të synojë të ngrejë lart trofeun, i cili veç të tjerash të siguron një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Gjysmëfinalet e para zhvillohen më 29 prill nga ora 21:00, teksa ndeshjet kthyese zhvillohen me 6 maj po ashtu nga ora 21:00. /Insajderi.com