Manchester United tenton afrimin e Kane në fund të sezonit

Manchester United tenton afrimin e Kane në fund të sezonit

Sipas “Football Insider”, Harry Kane mund të lërë skuadrën e Tottenhamit dhe të bashkohet me skuadrën e Manchester United këtë verë, njofton Insajderi.

Si duket, për Kane një moskualifikim për në Ligën e Kampionëve mund të jetë arsye thelbësore për tu larguar nga spursat, pasi ka kohë që sulmuesi anglez kërkon të provojë eksperienca të reja.

Ndërkohë në krahun tjetër, për Manchester United, sulmuesi Kane është një objektiv i vjetër dhe këtë verë operacioni mund të finalizohet me pëlqimin e dy palëve.

Problem për momentin qëndron vetëm çmimi i lojtarit, teksa Tottenham kërkon plot 125 milionë euro për kartonin e anglezit. Marrëveshja mund të mbyllet dhe më përfshirjen e ndonjë lojtari nga ana e “djajve”, teksa pritet që kjo verë të jetë e nxehtë për sulmuesin Kane. /Insajderi.com