Sa nga 66 milionë amerikanët e vaksinuar plotësisht u infektuan me COVID-19?

Sa nga 66 milionë amerikanët e vaksinuar plotësisht u infektuan me COVID-19?
Burimi i fotografisë: Getty Images

Rreth 5,800 amerikanë plotësisht të vaksinuar – nga 66 milion që morën dozat – u infektuan sërish me COVID-19, sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të raportuara të enjten, shkruan NY Post, transmeton Insajderi.

Infeksionet, rastet e zbuluara – ose rezultatet pozitive të provave që ndodhin të paktën dy javë pasi një person merr dozën e fundit të vaksinës – përfaqësojnë rreth 0.008 për qind të amerikanëve që janë vaksinuar plotësisht, raportoi Wall Street Journal.

Agjencia federale zbuloi se 29 për qind e infeksioneve ishin asimptomatike, ndërsa 7 për qind çuan në shtrim në spital. Deri më tani, 74 njerëz kanë vdekur nga infektimi  – por nuk është e qartë se cilën vaksinë kanë marrë, nëse pacientët vijnë nga grupe me rrezik të lartë ose nëse ka ndonjë rrethanë tjetër që kontribuon në vdekje.  /Insajderi.com