Në bazë të dhënave të botuara të premten e 16 prillit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, janë administruar më shumë se 202 milionë doza të vaksinës COVID-19 nga Shtetet e Bashkuara, njofton Insajderi.
Që kur Presidenti, Joe Biden, mori detyrën rreth 185 milionë nga ato doza janë raportuar të administruara, e gjitha ka ndodhur me qëllimin për të arritur 200 milionë doza të nën administrimin e tij deri në ditën e tij të 100-të në detyrë.
Dozat totale të administruara do të ishin rreth 218 milionë doza që nga fillimi i vaksinimeve, për të arritur këtë qëllim.
Ndërsa, janë administruar 202 milionë e 282 mijë e 923 doza totale, rreth 78% e 258 milionë e 502 mijë e 815 doza të dorëzuara, raportoi CDC.
E gjitha kjo është po thuajse katër milionë doza më shumë të raportuara të administruara që nga e premtja e 16 prillit, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 3.3 milionë doza në ditë.
Në total, rreth 38.5 për qind e popullsisë amerikane gati 128 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine, dhe rreth 24 për qind e popullsisë amerikane gati 81 milionë njerëz është plotësisht e vaksinuar, përcjell CDC. /Insajderi.com