Paqarada shënon gol në fitoren bindëse të St. Paulit në Bundesligën 2 gjermane

Paqarada shënon gol në fitoren bindëse të St. Paulit në Bundesligën 2 gjermane

Leart Paqarada është injoruar nga ana e trajnerit të Kosovës dhe futbollisti zgjodhi që të jepte deklaratën si dikur me rastin e Lenjanit në kohën e Panuccit te Shqipëria, njofton Insajderi.

“Nuk vij më te Kosova për sa kohë të jetë Challandes trajner”, u shpreh lojtari i St. Paulit nga Bundesliga 2 gjermane.

Por Challandes e kaloi lehtë këtë çështje dhe duke e ngacmuar: “Në rregull, me St. Paulin po luan, nuk je me Realin e Madridit”.

Kundërpërgjigja e Paqaradës ka ardhur në përballjen e sotme të St. Paul kundër Wurzburger Kickers. Një perlë e vërtetë ka ardhur nga distanca e 25 metrave për të na kujtuar realizimet e Lionel Messit.

Në fund, St. Pauli fitoi me shifrat 4:0, ndërsa pas javës së 19-të ndodhet në vendin e gjashtë me 44 pikë, gjashtë pikë larg pozitës që mundëson inkuadrimin në Bundesligë. /Insajderi.com