Varroset Princi Philip

Varroset Princi Philip

Arkivoli i Princit Filip të Britanisë është ulur të shtunën në qemerin mbretëror derisa pjesë e gjithë ceremonisë ka qenë edhe gruaja e tij, Mbretëresha Elizabeta II, transmeton Insajderi.

Më shumë se 730 anëtarë të forcave të armatosura ishin pjesë e funeralit, por vetëm 30 anëtarë të ngushtë kanë qenë të pranishëm në Kishën Saint George, për shkak të masave ndaj COVID-19.

Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit ka qenë Princi William dhe vëllai i tij, Harry, i cili vitin e kaluar ishte larguar nga familja mbretërore dhe ka shkuar për të jetuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me gruan dhe djalin e tij.

Princi Philip vdiq në Kështjellën Windsor më 9 prill në moshën 99-vjeçare.

Para se të vdiste, për një muaj u trajtua në spital, për shkak të komplikimeve në zemër dhe një infektim./Insajderi.com