Akil Gjakova i artë në Lisbonë të Portugalisë

Akil Gjakova i artë në Lisbonë të Portugalisë

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është kampion i ri i Evropës për xhudo, njofton Insajderi.

Akili në finalen e Lisbonës, për medaljen e artë, ka mposhtur xhudistin izraelit Tohar Butpul, në kategorinë 73 kg.

Në Evropian, Butpul ishte bartës i parë, ndërsa Gjakova ishte bartës i dytë.

Ky është suksesi më i madh në karrierë për xhudistin Gjakova, teksa kjo ishte përballja e dytë me izraelitin, pasi edhe në vitin 2019 ishin ndeshur në grandslamin e Bakus në Azerbajxhan, ku xhudisti kosovar ishte mposhtur.

Kjo është medalja e tretë për Kosovën në këtë Evropian. /Insajderi.com