Florian Kamberi po rigjen formën e duhur me rikthimin e tij në Skoci. Sulmuesi shqiptar është kthyer menjëherë në një element kyç për skuadrën e Aberdeen, me të cilët ka festuar sot edhe golin e tij të pare, njofton Insajderi.
Një gol ky që merr një vlerë akoma të madhe për faktin se i jep mundësinë skuadrës të qëndrojë në lojë në Kupën e Skocisë.
Kamberi ka tundur rrjetën në sekondat e fundit të kohës së rregullt, duke e dërguar kështu sfidën në 30 minuta të tjera shtesë. Edhe koha shtesë mbaroi me shifrat e barabarta, ndërsa pas penalltive, është ekipi i Kamberit që vazhdon në kupë, ku sulmuesi shqiptar ka shënuar penalltinë e dytë për skuadrën e tij. /Insajderi.com
⚽️ Florian Kamberi pic.twitter.com/frAbWxCwE8
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) April 17, 2021