Barcelona fituese e Kupës së Mbretit, mposht Athletic Bilbaon në finale

Barcelona fituese e Kupës së Mbretit, mposht Athletic Bilbaon në finale

Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit në Spanjë për edicionin e sivjetmë, pasi në finale, ekipi i Koeman ka mposhtur me rezultat bundës 4:0 ekipin e Athletic Bilbaos, njofton Insajderi.

Edhe pse gjatë tërë takimit Barcelona kishte diktuar finalen me posedim të topit dhe dominim të ndeshjes, pjesa e parë e takimit final u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa të katër golat do të binin në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Fillimisht për epërsinë e parë për ekipin katalunas do të shënonte sulmuesi francez Griezmann në minutën e 60-të, pasi u shërbye nga mesfushori holandez Frenkie de Jong. Pas vetëm tre minutash, Barcelona do të dyfishonte rezultatin me anë të asistuesit të golit të parë, de Jong.

Më pastaj, dy golat e fundit për ekipin e Koeman u shënuan nga ylli argjentinas Lionel Messi i cili do të realizonte në harkun kohor të katër minutave. Fillimisht për 3:0, Messi shënoi në minutën e 68-të, ndërsa në të 72-tën minutë do të çonte shifrat në 4:0, që ishte edhe rezultatin final i këtij edicioni të Kupës së Mbretit.

Ky është triumfi i 31-të në Kupën e Mbretit për Barcelonën, ndërsa Bilbao është ekipi i dytë që ka fituar më së shumti këtë kupë me 23 tituj. /Insajderi.com