Sot me fillim nga ora 12:30 do të luhet sfida Milan-Genoa në stadiumin “San Siro”, e vlefshme për javën e 31-të në Serie A, njofton Insajderi.
Milani vjen në këtë takim pas triumfit ndaj Parmës në transfertë dhe kërkon vazhdimësinë për të ruajtur vendin e dytë dhe zonën e Ligës së Kampionëve duke parë se kryesuesit e Interit tashmë ndodhen tepër larg me +11 pikë.
Pioli do të bëjë pa Ibrahimoviç i cili është i diskualifikuar pas kartonit të kuq të marrë ndaj emilianëve dhe ka surprizuar me titullarët teksa në vendin e suedezit është Rafael Leao, gjithashtu edhe Kalulu do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
FORMACIONET ZYRTARE –
MILAN – (4-2-3-1): Donnarumma; Kalulu, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Leao. Trajner: Stefano Pioli.
GENOA – (3-5-2): Perin; Goldaniga, Radovanovic; Masiello; Ghiglione, Strootman, Badelj, Zajc, Cassata; Destro, Scamacca. Trajner: Davide Ballardini. /Insajderi.com