Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, ka gjetur golin e parë në Serie A, njofton Insajderi.
Mbrojtësi 24 vjeçar i cili aktivizohet te Spezia, arriti të tundte rrjetën në minutën e 34-të, në sfidën ndaj Bolognas.
Pas një harkimi nga këndi, shqiptari goditi saktë me këmbë brenda zonës, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Më herët Bologna kishte shënuar dy herë me Orsolinin dhe Musa Barrow.
Goli i parë i Ismajlit, erdhi në ndeshjen e 13-të në Serinë A. Shqiptari është shndërruar në një lider te skuadra e tij, e cila është duke luftuar për mbijetesë, ku në 30 ndeshje ka siguruar 32 pikë. /Insajderi.com
Ardian Ismajli #BolognaSpezia pic.twitter.com/uU1hZPJ20R
— Gola futboll (@FutbollGola) April 18, 2021