Rusia i kundërpërgjigjet Çekisë, ia dëbon 20 diplomatë

Rusia i kundërpërgjigjet Çekisë, ia dëbon 20 diplomatë

Rusia ka njoftuar se 20 diplomatë nga Republika Çeke do të dëbohen nga vendi si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të 18 diplomatë rusë nga ky vend gjatë së shtunës, transmeton Insajderi.

Agjentët lokalë të inteligjencës çeke thonë se diplomatët janë operativë të inteligjencës ruse. Ata dyshohen për përfshirje në një shpërthim në një depo armësh në vitin 2014 ku mbetën të vrarë dy persona, raporton BBC.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, ka vendosur të diskutojnë mbi akuzën gjatë një takimi këtë të hënë.

Moska u ka dhënë diplomatëve çekë një ditë për t’u larguar, ndërsa Republika Çeke u ka dhënë rusëve 72 orë.

Ministria e jashtme e Rusisë e quajti vendimin çek “të pashembullt” dhe një “akt armiqësor”. /Insajderi.com