Formohet Super Liga Europiane

Formohet Super Liga Europiane

Dymbëdhjetë klube elitare nga Premier League, La Liga dhe Serie A, kanë themeluar Superligen Evropiane, raporton Insajderi.

AC Milan, Arsenal , Atlético, Chelsea, Barcelona, Internazionale, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham, kanë dalur në një komunikatë të përbashkët për krijimin e kësaj lige.

Kjo ligë që parashihet të fillojë në muajin gusht do të organizohet jashtë ombrellës së UEFA dhe FIFA-së.

Dy shtëpitë më të mëdha të futbollit kanë shprehur shqetësimin e tyre për inicativën e këtyre dymbëdhjetë klubeve.

Përpos, UEFA e FIFA edhe federatat e futbollit në Angli, Spanjë e Itali janë deklaruar kundër.

Një ligë e tillë mund t’i përjashtojë këto klube nga federatat nacionale, por edhe nga Champions League dhe Europa League.

Shkak i formimit të saj sipas komunikatës thuhet të jetë pandemia COVID-19, që ka goditur stabilitetin financiar të secilit klub.

Nuk do të mjaftohen vetëm këto ekipe që ta zhvillojnë këtë ligë, do të ftohen edhe disa tjera.

Klubet nga Gjermania dhe Franca nuk janë përfshirë në një projekt të tillë.

Të dielën u raportua se Champions League dhe Europa League, janë pezulluar përkohësisht shkak i kësaj situate dramatike. /Insajderi.com