Super Liga Europiane nuk e ka mbështetjen e Asociacionit të Klubeve Europiane (ECA)

Super Liga Europiane nuk e ka mbështetjen e Asociacionit të Klubeve Europiane (ECA)

Asociacioni i Klubeve Europiane të futbollit (ECA) njoftoi se në vend të kompeticionit të ri, Super Ligës Evropiane, do të mbështesin modelin e ri të Ligës së Kampioneve që UEFA planifikon të lançojë në vitin 2024, njofton Insajderi.

Në njoftimin e bërë nga ECA, theksohet se pas zhvillimeve të fundit në futboll, kanë zhvilluar një mbledhje urgjente me 246 përfaqësues të futbollit ndërkombëtar të organizatës dhe janë marrë vendime të reja.

ECA theksoi se do të vazhdojnë të jenë pjesë e organizimeve të UEFA-s. “Do të mbështesim formatin e ri të UEFA Ligës së Kampioneve që planifikohet të lançohet në vitin 2024, një model i afërt me Super Ligën Evropiane”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, në mbledhjen e sotëm të bordit drejtues të UEFA-s do të bisedohen detajet e formatit të ri dhe se do të mbështesin UEFA-n për risitë. /Insajderi.com