India ka njoftuar se duke filluar nga 1 maji do të ofrojë nga një doze vaksinë kundër virusit Covid-19, për personat mbi moshën 18 vjeçare, transmeton Insajderi.
Qeveria e Indisë, tha javën e kaluar se kishte vetëm 27 milion doza me vaksina të mjaftueshme për nëntë ditë nëse vazhdohet me ritmet aktuale të vaksinimit.
Një numër i qyteteve duke përfshirë qytetin e dytë me të madh në Indi, Maharashtra kanë raportuar furnizim të pamjaftueshëm me doza të vaksinave antiCOVID-19.
Qeveria e Indisë ka deklaruar se do të rrisë prodhimin e vaksinave.
Prodhuesit e vaksinave tani do të duhet të furnizojnë 50% të dozave për qeverinë qendrore, pjesën tjetër për qeveritë e shteteve tjera dhe tregun e hapur me një çmim të paracaktuar, raporton BBC.
Tre vaksina u miratuan fillimisht për përdorim në Indi – dy të prodhuara nga kompanitë indiane Serum Institute dhe Bharat Biotech, dhe e treta Sputnik V. e Rusisë.
India ka raportuar rritje të rasteve të reja me COVID-19, duke numëruar rreth 200,000 infeksione çdo ditë që nga 15 Prilli.
Të hënën, Qeveria e Indisë konfirmoi 1,619 vdekje nga virusi. /Insajderi.com