Ed Woodward ka lënë punën e tij si nënkryetar ekzekutiv i Manchester United, njofton Insajderi.
49 vjeçari lëshon rolin më të lartë operativ në sallën e bordeve në “Old Trafford” mes polemikave rreth propozimit të Super Ligës Europiane.
Woodward po planifikonte të tërhiqej në fund të sezonit, por ka vendosur të ikte tani mes polemikave të mëdha rreth përfshirjes së klubit në Super Ligën Europiane të propozuar nga disa klube pak ditë më parë, raporton ‘TalkSport’.
Bashkëpunimi mes Woodward dhe ‘Djajvë të Kuq’ filloi në vitin 2005 kur ai veproi si këshilltar për të ndihmuar aksionarët ‘Glazers’ të blinin klubin e madh anglez. Ka pasur sugjerime që ai nuk ishte këshilluar në lidhje me planet e United për t’u bërë një nga anëtarët themelues, e cila ishte vendosur të kishte pronarin e Manchester United, amerikanin Joel Glazer si nënkryetar.
Super League e Europës, e cila u propozua nga United dhe 11 klube të tjera ‘udhëheqëse’ europiane do të garonin gjithmonë dhe kurrë nuk do të përballeshin me rënien, tani është larguar pas protestave të përhapura mes tifozëve të futbollit, ku sot shpërthyen në protesta tifozët e Chelseat, ndërsa më pas nga BBC-ja u raportua se ekipi londinez ka depozituar kërkesën për tërheqje nga kjo nismë. /Insajderi.com