Zyrtare: Manchester City tërhiqet nga Super Liga Europiane

Zyrtare: Manchester City tërhiqet nga Super Liga Europiane

Tashmë është zyrtare, Manchester City është tërhequr nga Super Liga Europiane, duke thelluar kështu hendekun për sa i përket kësaj Lige të re, që ka shkaktuar debate të shumta në opinionin sportiv ndërkombëtar, njofton Insajderi.

Lajmi për tërheqjen është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”.

“Manchester City mund të konfirmojë se ka nisur procedurat formalisht për t’u tërhequr nga Super Liga Europiane”, shkruhet në njoftimin e klubit. Kjo le të kuptohet se “qytetarët”, s’do të jetë pjesë e projektit që ende pa marrë jetë, është duke u shpërberë. /Insajderi.com