
Një oficer policie në Ohio të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, ka vrarë me armë zjarri një vajzë adoleshente, të martën pasdite pasi ajo u përpoq të sulmonte dy vajza me thikë, transmeton Insajderi.
Sipas zyrtarëve dhe pamjeve të kamerave në trupin e policit të publikuar në media amerikane, shihet se si oficeri i policisë ishte munduar t’i shpëtojë incidentit të krijuar, raporton CNN.
Nëna e vajzës, Paula Bryant, tha se vajza ishte e birësua dhe e identifikoje atë si Ma’Khia Bryant.
Shefi i Përkohshëm i Policisë së Ohios, Michael Woods, tha se policia pranoi në orën 16:32 një thirrje që tregonte për incidentin që po ndodhte.
Hetimi është duke u zhvilluar, ndërkohë që zyrtarët po iu bëjnë thirrje banorëve vendas të qëndrojnë të qetë.
Një turmë e njerëzve të zemëruar më vonë u mblodh në vendin e ngjarjes, dhe e gjitha kjo disa orë përpara se gjykata të jepte dënimin për oficerin e përfshirë në vrasjen e George Floyd, raportojnë mediat amerikane. /Insajderi.com