Një persona në Belgjikë tenton ta shtypë turmën e njerëzve me makinë

Një persona në Belgjikë tenton ta shtypë turmën e njerëzve me makinë

BBC sapo ka raportuar se autoritetet në Belgjikë kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka tentuar ta shtypë turmën me makinë në qytetin Antwerp të Belgjikës.

Zëdhënës i policisë në një konferencë ka thënë se “Automjeti kishte targa franceze dhe ishte drejtuar me shpejtësi të lartë” në Meir, rruga kryesore në qytetin Antwerp.

Autoritet kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

Sulmi vjen një ditë pasi një makinë u drejtuar me shpejtësi të lartë përgjatë Westminster Bridge të Londrës, duke rezultuar në vdekjen e katër njerëzve – duke përfshirë shoferin – dhe duke plagosur 40. Ishte gjithashtu dita kur Belgjika shënoi përvjetorin e parë të sulmeve të dyfishta me bomba në Bruksel, që vrau 32 njerëz. /Insajderi.com