Përkundër se gjatë gjithë vitit 2020 ekonomia dhe shkëmbimet tregtare ishin të diktuara nga pandemia COVID-19, eksportet e Kosovës janë rritur për 70 milionë euro brenda këtij vitit, krahasuar me atë paraprak.
Sipas të dhënave në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në vitin 2019 ishte realizuar eksport prej 390 milionë e 800 mijë euro, kurse, siç ka treguar drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, në vitin e kaluar pati 460 milionë të hyra nga eksporti.
Po u krahasuan shifrat, del se rritje ishte për 62 milionë e 200 mijë euro.
Panxha, në takimin e organizuar nga USAID Kosovo dhe Odës Ekonomike Amerikan, ka treguar edhe arsyet e rritjes së eksportit në vitin pandemik.
Siç ka shpjeguar Panxha, shumë kompani aziatike që eksportojnë mallra në rajonin e Ballkanit, përfshirë dhe në Kosovë, e kishin të pamundur ta bëjnë këtë eksport me volum të njëjtë, pikërisht për shkak të pandemisë, prandaj u është krijuar hapësirë prodhuesve kosovarë që të mbulojnë zbrazëtirat në mallrat e caktuar.
Njëjtë si në vitin 2020, pritet të ketë rritje edhe në vitin 2021 dhe dëshmitë këtë i japin shifrat e tre mujorit të parë të këtij viti.
“Ne presim që deri në fund të viti eksportet të arrijnë shumë prej 650 milionë euro. Apo një rritje prej 40 për qind”, ka thënë Panxha./Insajderi.com