PSG-ja mposht bindshëm Angersin në Kupën e Francës, shkëlqen Icardi me tre gola

PSG-ja mposht bindshëm Angersin në Kupën e Francës, shkëlqen Icardi me tre gola

PSG-ja ka dhuruar spektakël në Kupën e Francës, duke mposhtu Angersin me rezultatin e thellë 5-0, ku protagonist absolut ishte sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, i cili realizoi plot tre gola, njofton Insajderi.

Ish-kapiteni i Interit, hapi serinë e golave në minutën e nëntë, pas një asist të Draxler. Për të dyfishuar sfidën mendoi mbrojtësi i Angers, Vincent Manceau, i cili shkaktoi autogol. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në minutën e 65-të ishte radha e brazilianit Neymar, për të gjetur rrugën e rrjetës, duke ngritur shifrat në 3-0. Goli i katërt ishte ai më speciali, ku Di Maria, shërbeu me finte, për Icardin që nuk fali. Në minutën e 90-të, bomberi argjentinas vulosi shifrat në 5-0, duke kompletuar tripletën personale. /Insajderi.com